Dedaj: Protesta e opozitës, me skenar, si protestat italiane
Analisti Reldar Dedaj ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se protesta e Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ka qenë me me skenar, si protestat italiane.
“Për sa i përket protestës, mendoj që është një protestë shumë paqësore. Këto janë simbolika që brenda një proteste janë krejtësisht të pranueshme. Madje ka më shumë agresivitet nga tifozërit e Partizanit të Tiranës kur dalin në rrugë, sesa në këtë protestë”, tha Dedaj.
Sipas tij, në thelb protesta tenton të krijojë imazh, kryesisht nga ana e qeverisë.
“Duke parë realisht jo numrin masiv të saj, kësaj radhe u tentua të tregohej muskuj për të neutralizuar dy-tre individë të cilët përdorën fishekzjarrë. Kjo është një skemë e marrë nga protestat italiane. Pra, është një simbolikë e huazuar nga protestat që zhvillohen në Itali”, theksoi analisti.
Dedaj sqaroi se simbolika e fishekzjarrëve është parë për herë të parë në protestat italiane dhe është përhapur më pas në Greqi e Francë, por theksoi se protesta e sotme nuk ka asnjë ngjashmëri me protestat agresive.
“Është një protestë e ndërtuar tek imazhi dhe tek retorika e përdorur”, shtoi ai.
Dedaj kritikoi qasjen e policisë, duke thënë se ajo nuk synon neutralizimin, por agravimin e situatës.
“Në thelb, insistimi i policisë aty tenton të agravojë situatën, jo ta neutralizojë. Sepse në asnjë moment protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike nuk kanë tentuar të prekin ndonjë institucion ose objekt privat. Në të gjitha këto protesta flasim për institucione që janë bosh. Pra nuk ka jetë njerëzore që mund të rrezikohet”, u shpreh Dedaj.
Ai vuri në dukje se çdo dëm eventual bie mbi vetë opozitën.
“Është absolutisht në dëm të opozitës. E defaktorizon opozitën si alternativë. Realisht, opozita problemin më të madh e ka për të qenë faktor politik në shoqëri, jo faktor administrativ. Pra çdo goditje që mund të prodhojë ose çdo kalim i vijës së kuqe nga opozita e bën peshën e saj pothuajse neutrale në shoqërinë shqiptare”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




