“Defender Europe 25”, Rama: Shqipëria, rol strategjik për suksesin e operacioneve

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” nisi zyrtarisht në orët e para të mëngjesit të sotëm. Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka luajtur një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara.
Sipas kreut të qeverisë, “Defender Europe 25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantik.
“Ka nisur zyrtarisht në orët e para të mëngjesit stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘25”. Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA-së (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s. Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Shtetet pritëse krahas Shqipërisë të kësaj stërvitje të madhe ushtarake janë edhe Bullgaria, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia. Në total marrin pjesë 4 mijë trupa ushtarake amerikane dhe 8 mijë trupa ushtarake nga 19 vende të NATO-s.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



