Dëgjesat për kreun e SPAK, Ambasadorja Yuri Kim mbërrin në KLP

Politikë | 4 vite më parë

Ambasadorja Yuri Kim ka mbërritur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, aty ku po zhvillohen dëgjesat me kandidatët për zgjedhjen e drejtuesit të SPAK. Kim ka mbërritur në sallën e KLP në momentin që kandidati Edvin Kondili po prezanton platformën e tij, pas Adnan Xholit dhe Altin Dumani. 

Tre kandidatët për drejtues të SPAK kanë paraqitur kandidaturat para KLP. Në fjalën e tij, Edvin Kondili shprehu angazhimin maksimal në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mënyrë që publikut t’i kthehet besimi te drejtësia.

Ndërsa kandidati tjetër Altin Dumani, ka deklaruar se drejtimin e prokurorisë së posaçme nuk e sheh si punë por pasion dhe motivim për të rritur besimin e qytetarëve.

Kandidati Adnan Xholi në fjalën e tij para të pranishmëve, ka deklaruar se nëse zgjidhet si drejtues i organit më të lartë të akuzës, do të vërë në dispozicion eksperiencën e tij në ndjekjen dhe hetimin e çështjeve sensitive.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme