Deklarata e Dumanit, Basha: Kambanë alarmi që duhet të na shqetësojë të gjithëve

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kreut të SPAK, Altin Dumani se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se deklarata e Dumanit duhet të shërbejë si një kambanë alarmi.

Sipas Bashës, janë sulmet e politikës ndaj sistemit të drejtësisë që inkurajon krimin e organizuar të bëjë të njëjtën gjë.

“Deklarata e kreut të SPAK-ut se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori është një kambanë alarmi që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Çdo sulm i politikës ndaj sistemit të drejtësisë, nuk bën gjë tjetër vetëm se inkurajon krimin e organizuar të bëjë, gjithashtu, të njëjtën gjë.

Ndaj Partia Demokratike e Shqipërisë dhe unë i kemi dhënë dhe vijojmë t’i japim SPAK-ut dhe organeve të reja të drejtësisë mbështetje pa kushte. Vetëm një drejtësi e pasulmuar nga politika, do të jetë një drejtësi e duhur për të mirën e njerëzve. Vetëm një drejtësi që i shërben shqiptarëve, është një drejtësi imune ndaj çdo kërcënimi”, shkruan Basha.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme