Deklarata e përbashkët- SHBA, Egjipti dhe Katari thirrje Izraelit dhe Hamasit të rifillojnë bisedimet

Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku i bëjnë thirrje Izraelit dhe Hamasit të rifillojnë negociatat për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve.
Në deklaratë nënvizohet se të treja vendet kanë krijuar një “marrëveshje kuadër” që ka “vetëm detajet e zbatimit të mbetura për të përfunduar”.
Të tre vendet i kanë bërë ftesë Izraelit dhe Hamasit të rifillojnë bisedimet më 15 gusht “për të mbyllur të gjitha boshllëqet e mbetura dhe për të filluar zbatimin e marrëveshjes pa vonesa të mëtejshme”.
Deklarata u nënshkrua nga presidenti amerikan Joe Biden, presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.
Marrëveshja kuadër bazohet në “parimet” e përshkruara më parë nga Presidenti Biden më 31 maj – që do të fillonte me një armëpushim të plotë dhe lirimin e një numri pengjesh – dhe të miratuara nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së .
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha në një deklaratë të enjten në mbrëmje se ka biseduar me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant për ta informuar mbi ndryshimet në forcat amerikane në rajon dhe “për të forcuar mbështetjen e hekurt për mbrojtjen e Izraelit”.
“Unë theksova gjithashtu rëndësinë e përfundimit të një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza që liron pengjet,” tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




