Deklarata e Uashingtonit, motra e Kim Jong un paralajmëron për përkeqësim të situatës së sigurisë

Botë | 4 vite më parë

Motra e liderit koreanoverior Kim Jong- un ka paralajmëruar se një marrëveshje e arritur së fundmi nga SHBA dhe Korea e Jugut do të çojnë drejt një rreziku akoma më të rëndë.

Kim Yo-jong tha se programi bërthamor i vendit të saj do të perfeksionohet më tej.

Këtë javë, SHBA ra dakord me Korenë e Veriut që të dërgojë nëndetëse të pajisura me armë bërthamore në vendin aziatik dhe ta angazhojë Seulin në planifikimin bërthamor amerikan për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimeve bërthamore që vijonë nga veriu.

Në këmbim, Korea e jugut ka rënë dakord të mos zhvillojë armë bërthamore.  Marrëveshja e quajtur Deklarata e Uashingtonit u njoftua këtë javë gjatë bisedimeve që presidenti amerikan Joe Biden mbajti me homologun e tij koreano jugor Yoon Suk-yeol në kryeqytetin amerikan.

“Sa më shumë të stërviten armiqtë për një luftë bërthamore dhe sa më shumë asete të dislokojnë ata pranë gadhillut Korean, aq më shumë do të ushtrohemi ne për vetëmbrojtje, për të qenë në përpjestim të drejtë me ta”, u shpreh motra e Kim Jong- un në lidhje me deklaratën.

Zonja Kim paralajmëroi se lëvizja e SHBA-së dhe Jugut vetëm sa do të vinte në rrezik më të rëndë paqen dhe sigurinë në Azinë verilindore dhe botë.

Kim mban një pozicion të lartë në komitetin qendror të partisë së punëtore të vendit të saj, dhe raportohet të ketë ndikim të madh tek i vëllai.  Edhe Kina ka paralajmëruar se marrëveshja përshkallëzon tensione dhe provokon përballjet.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme