Dekorohet peshëngritësi Erkand Qerimaj

Peshëngritësi i njohur shqiptar, Erkand Qerimaj, është nderuar të hënën me dekoratën e lartë “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë shtangisti kuqezi, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale. “Një ditë shumë e lumtur! – shkruan fillimisht sportisti shkodran.
“Pas shumë viteve pune, mund e sakrifica dhe 20 vite me medalje mesdhetare, evropiane dhe botërore, bashkuar me ngritjen dhe nderimin e flamurit kombëtar në arena ndërkombëtare, – thekson ai më tej, duke vijuar: “Falënderoj Presidentin e Republikes, Ilir Meta, për dekorimin me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”!
Jam shume i nderuar të mbaj këtë dekoratë”, – përfundon peshëngritësi i njohur kuqezi, Erkand Qerimaj, i cili ka qenë ndër më të spikaturit e Shqipërisë në dy dhjetëvjeçarët e parë të këtij mijëvjeçari të ri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




