Delvinë- Po ndërtonin pa leje impiant gazi në pronë publike, arrestohen 2 inxhinierë, në kërkim administratori dhe pronari i kompanisë

Aktualitet | 1 vit më parë

Dy inxhinierë janë vënë në prangat e policisë pasi po ndërtonin pa leje një impiant gazi në pronë publike. Ndërkohë janë shpallur në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë, pasi dyshohet të kenë kryer veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt privat (kompani gazi), në Delvinë, u konstatua se kjo kompani po ndërtonte një impiant gazi (TEC) në pronë publike, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente. Në kërë kuadër, IKMT ka bllokuar punimet në këtë objekt.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, u arrestuan në flagrancë E. M., 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit, dhe L. M., 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë, dhe J. I., 36 vjeç, administratori i kompanisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme