Delvinë, projekte për rehabilitimin e rrugëve, Hamiti: Punimet do të nisin gjatë këtij sezoni

Sociale | 2 vite më parë

Njësia administrative Vergo në Delvinë prej vitesh vuan mungesën e infrastrukturës rrugore. Sipas shefit të kabinetit Ersi Hamiti bashkia Delvinë së fundmi ka përfituar një fond për rehabilitimin e rrugëve kryesisht në zonat rurale.

“Bashkia Delvin ka parashikuar për njësinë administrative Vergo rehabilitimin e rrugëve të brendshme”, tha Ersi Hamiti, Shef Kabineti në bashkinë Delvinë.

 Hamiti theksoi se për t’u ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone ,puna për përmirësimin dhe riparimin e këtyre segmenteve problematike  do të fillojë sa më parë .

“Shumë shpejtë presim të filloj puna për rehabilitim”, tha Hamiti.

Ndërhyrjet rehabilituese që janë në funksion të përmirësimit të rrugëve në Delvinë do të vijojnë gjatë kësaj periudhe ,pasi do të jenë një lehtësim për qytetarët dhe turistët.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme