Dëme të mëdha në sera në Goriçan, fermerët e Dimalit kërkojnë ndihmë pas përmbytjeve të fundit

Ekonomi | 9 muaj më parë

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në serat bujqësore në fshatin Goriçan të bashkisë Dimal.

Dhjetëra fermerë kanë pësuar humbje të mëdha, me sera të shkatërruara dhe prodhim të dëmtuar, ndërsa këto investime përbëjnë burimin e vetëm të të ardhurave për shumë familje, të cilat sot ndodhen në vështirësi ekonomike.

Fermerët i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore, Bashkisë Dimal dhe Ministrisë së Bujqësisë që të reagojnë sa më shpejt me verifikim në terren, dëmshpërblim dhe mbështetje konkrete për rikuperimin e dëmeve.

“Kush i përmbledh dot dëmet këtu? Erdhën ata të bashkisë që vetëm kanë marrë emra. Kërkojmë nga Ministria e Bujqësisë të na ndihmojë, sepse shpenzimet janë marramendëse,” shprehen fermerët.

Janari është muaji i dytë radhazi që i përmbyt fermerët. Pa një ndihmë te shpejte, rrezikohet jo vetëm sezoni bujqësor, por edhe mbijetesa e shumë familjeve fermerë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme