Dëmtimi s’është i rëndë, Lionel Messi nuk do të mungojë në Kupën e 6-të të Botës

Botërori 2026 | 5 muaj më parë

Problemi në kofshën e majtë duket se mund të kalojë për disa javë dhe Leo nuk e humbet Botërorin amerikan.

Pjesëmarrja në Botërorin e 6-të nuk duket në rrezik serioz për Lionel Messi-n. Argjentinasi, i detyruar të linte fushën për shkak dëmtimi të dielën që shkoi, pësoi “tërheqje nga mbingarkesa dhe lodhja muskulore në kofshën e majtë”, – ka bërë me dije Inter Miami.

Një lajm që qetëson tifozët e Argjentinës, të preokupuar për një mungesë të mundshme të kampionit që mbush 39 vjeç në qershor. Vizitat mjekësore kanë përjashtuar problemet serioze. Rikthimi në aktivitetin fizik do të varet nga evoluimi i kushteve klinike.

Trajneri i Inter Miami, Guillermo Hoyos, e ka minimizuar problemin pas ndeshjes, duke pohuar se Messi ndihej i lodhur. Ylli argjentinas është kujdesur shumë për ngarkesën fizike që kur ka shkuar në SHBA në 2023-shin, me stafin teknik që e ka lënë të pushojë gjatë periudhave më intensive të kalendarit.

Messi bëhet kështu gati të luajë Botërorin e 6-të me Argjentinën, që në grup do të përballet me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme