Denaj: Mbështetje e vazhdueshme për sipërmarrjen “Made in Albania”

Ekonomi | 5 vite më parë

Me rreth 1 mijë punonjës dhe tregje kryesore Gjermaninë dhe Anglinë, kompania “Efa Solution” po konsolidohet gjithnjë e më shumë në treg.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financës, Anila Denaj, solli sot shembullin e kësaj kompanie, duke theksuar se qeveria vijon mbështetjen e vazhdueshme për sipërmarrjen “Made in Albania”.

“Mbyllja e ciklit të plotë brenda 2 viteve, për Evën, është një sfidë mëse e realizueshme, me potencialin për të përfituar statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar OEA”, – tha Denaj.

Kompania “Efa Solution” ka nisur aktivitetin e saj në vitin 2015 dhe ka punësuar mbi 1 mijë punonjës. Kjo kompani ofron shërbime ndërmjetësuese tregtare në sektorin e prodhimit të këpucëve duke nënkontraktuar prodhues lokal.

Më herët ministrja Denaj është shprehur se “Shqipëria 2030, është Shqipëria e sipërmarrjes shqiptare, e produkteve “Made in Albania”, që konkurrojnë denjësisht tregjet rajonale dhe ndërkombëtare”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme