Denaj: Përmirësim i cilësisë dhe sigurisë së produkteve mjekësore veterinare

Sociale | 2 vite më parë

Miratohen ndryshimet në ligjin për Shërbimin Veterinar. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh të enjten se, ndryshimet e rëndësishme në ligjin për Shërbimin Veterinar që synojnë përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve mjekësore veterinare, rritjen e përgjegjësisë dhe efikasitetit të autoriteteve veterinare dhe harmonizimin me standardet e BE-së, tashmë janë miratuar në Qeveri.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes këtij ligji ndërmerr një hap të madh drejt modernizimit të shërbimeve veterinare dhe përafrimit me standardet e BE-së, nënvizoi Denaj.

Ministrja theksoi se, mbështetja dhe miratimi i këtyre ndryshimeve tregon përkushtimin e qeverisë për përmirësimin e shëndetit të kafshëve dhe sigurinë ushqimore në Shqipëri.

Denaj u shpreh se, ky ligj sjell përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve mjekësore veterinare, rritje të përgjegjësisë dhe efikasitetit të autoriteteve veterinare në Shqipëri si dhe harmonizim me standardet ndërkombëtare dhe ato të BE-së. /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme