Deni Xhepa, flamurmbajtësi i Shqipërisë

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Deni Xhepa, jo vetëm që do të jetë përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Pekin 2022”, më 4-20 shkurt, por dhe flamurmbajtësi i delegacionit olimpik kuqezi në ceremoninë e hapjes. Pikërisht të hënën në mbrëmje, në ceremoninë e ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka dorëzuar flamurin për Deni Xhepën dhe të gjithë përfaqësuesit e Shqipërisë në Pekin.

Në fakt për presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, është shumë e rëndësishme pjesëmarrja në të gjitha edicionet e Lojërave Olimpike, si dimërore, ashtu dhe ato verore.

Ndërkohë edhe vetë ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding, ndihet mirë me përfaqësimin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike në Pekin.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, ka bërë të qartë se prioriteti për sportin dhe për aktivitetet sportive, aq më tepër që për 2002 është Kryeqyteti Europian i Rinisë, nuk do të mungojë.

E kjo pjesëmarrje e Deni Xhepës, të paktën edhe për presidentin e Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, është një ogur i mirë për këtë sport dhe për vazhdimësinë e tij

Por në ceremoninë e dorëzimit të flamurit nuk kishte se si të mungonte Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, që ka premtuar se tanimë mbështetja për sportin është e pakufishme.

Kështu tanimë gjithçka është gati për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore, ndërsa Deni Xhepa do të konkurrojë në sllallom dhe sllallom gjigant.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme