Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së me burg nga Haga, reagon kryeministri Rama: Marre!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar dënimin me një fjalë të vetme: “Marre”.
Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas shpalljes së aktgjykimeve ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
“MARRE”, ka shkruar Rama në reagimin e tij.

Dhomat e Specializuara në Hagë shpallën fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për një sërë krimesh lufte dhe shqiptuan dënimet përkatëse.
Hashim Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim. Trupi gjykues e shpalli fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme. Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim. Ai u shpall fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme. Jakup Krasniqi është dënuar me 25 vjet burgim, pasi trupi gjykues e shpalli fajtor për krime lufte. Ndërsa Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim, pasi u shpall fajtor për krime lufte.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




