Dënohet për korrupsion ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes

Botë | 1 vit më parë

Ish- zëvendësministri rus  i Mbrojtjes , Timur Ivanov, është dënuar me 13 vjet burg për korrupsion, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Ivabov u arrestua në prill 2024 nën dyshimin për ryshfet dhe hetuesit shtuan akuza të reja për përvetësim në tetor.

Ai akuzohet për marrje rryshfeti në shuma të konsiderueshme, në kuadër të tenderëve të infrastrukturës ushtarake dhe ndërtimit të objekteve për Ministrinë e Mbrojtjes.

Rasti i tij është pjesë e serisë më të madhe të skandaleve të korrupsionit që kanë goditur establishmentin rus të mbrojtjes në vite.

Më shumë se një duzinë personash, përfshirë dy ish-zëvendësministra të tjerë, janë arrestuar në një seri hetimesh.

Vendimi i gjykatës shënon një rast të rrallë dënimi për një zyrtar të lartë në strukturat e sigurisë ruse dhe shihet si një sinjal i mundshëm i rivaliteteve të brendshme në elitën qeverisëse në Moskë.

Ivanov ishte një nga figurat e afërta të ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe konsiderohej si pjesë e rrethit të ngushtë të tij.

Arrestimi dhe dënimi i tij erdhi në një kohë tensionesh të shtuara brenda sistemit rus, sidomos pas riforcimeve të fundit të kontrollit nga Kremlini ndaj burokracisë shtetërore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme