Departamenti i Shtetit: Ambasada Amerikane në Jerusalem e mbyllur deri të premten për arsye sigurie

Botë | 1 vit më parë

Ambasada Amerikane në Jerusalem do të jetë e mbyllur nga sot deri të premten për shkak të situatës së sigurisë në rajon dhe në përputhje me udhëzimet izraelite. Njoftimi është dhënë këtë të mërkurë nga Departamenti i Shtetit. Vendimi vjen pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Iran.

“Për shkak të situatës së sigurisë dhe në përputhje me direktivat e autoriteteve izraelite, Ambasada Amerikane në Jerusalem do të jetë e mbyllur nga nesër (e mërkurë, 18 qershor) deri të premten (20 qershor), dhe kjo përfshin seksionet konsullore në Jerusalem dhe Tel Aviv”, sipas një deklarate të Departamentit të Shtetit.

Ambasada e SHBA-së në Izrael më parë urdhëroi punonjësit e saj dhe anëtarët e familjeve të tyre të evakuoheshin “deri në njoftim të mëtejshëm” për shkak të konfliktit të Izraelit me Iranin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme