Derbi i rrjetës, për Tiranën

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Një tjetër derbi është fituar nga Tirana ndaj Partizanit në volejboll mbrëmjen e së mërkurës në sallën olimpike “Feti Borova”. Gjithçka ka ndodhur në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, ndërsa Tirana ka fituar pastër 3-0 ndaj Partizanit. 20-25 seti i parë. 23-25 seti i dytë.

22-25 seti i tretë dhe thuajse në një orë e 30 minuta Tirana ka fituar pastër 3-0. Si trajneri i Partizanit, Ylli Tomorri, ashtu dhe i Tiranës, Arben Sako, e mendojnë të hapur çështjen e kualifikimit për në finalen e Kupës së Shqipërisë, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 15 shkurt.

Ndërkohë, Erzeni ka fituar pastër 3-0 ndaj Skënderbeut në transfertën korçare. Tanimë do të jetë radha për ndeshjet e kampionatit, ndërsa në mesjavë Kupa e Shqipërisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme