Destinacionet turistike në Korçë, zona të thella që mund të përshkohen me kuaj

Qarku i Korçës ka një potencial të madh turistik, kjo edhe për shkak të zonave turistike të shumta. Një risi që vjen për adhuruesit e natyrës, por edhe vizitorët e turistët, që dëshirojnë të njohin më tepër resurse natyrore, është ajo përmes xhirove me kuaj.
Në fshatin Turan, shumë afër qytetit të Korçës, është ngritur ky hipodrom me 30 kuaj të racave të ndryshme, mes tyre edhe ata të rezistencës që mund të udhëtojnë me kilometra të tëra për t’ju çuar në destinacion.
“Kjo guidë zgjat rreth 4 orë. Është pak e lodhshme për njerëzit që nuk janë mësuar”, u shpreh sportisti Hilmi Myrtollari.
“Kjo është një nga gjërat më të bukura në Korçë sepse ka peizazhe pa fund”, tha sportisti tjetër, Dionis Myrtollari.
Kalërimi të ofron adrenalinë ndërsa përshkon terrene të ndryshme.
Gazetare: Geralda Sali
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




