Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Aktualitet | 6 muaj më parë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen e një 35-vjeçari nga Kurbini, i cili u paraqit këtë të premte për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kishte marrë një plagë me armë zjarri në këmbë.

Sipas informacioneve siguruar nga gazetari Elvis Hila, mësohet se dy gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se është plagosur me armë zjarri 35-vjeçari. me iniciale A.T.

Ky i fundit është paraqitur rreth orës 11:15 për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kishte marrë një plagë në këmbë. Burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se 35-vjeçari ka qenë i dënuar më parë me burg për grabitjen e një gruaje në zonën e Milotit.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme