Dhuna në familje në Gjirokastër, ”thyhet” tabuja për denoncimin e rasteve

Në qarkun e Gjirokastrës ka filluar të “thyhet” tabuja për sa i përket denoncimit të rasteve të dhunës. Sipas Diana Haxhiaj Specialiste për dhunën në familje dhe mbrojtjen ndaj të miturve gjithnjë e më shumë po rritet vetëdija për denoncimin e dhunës pranë organeve kompetente
“Ka raste dhe nga komuniteti që dikur ka qenë ideja pse të shkoj në polici tani janë ndërgjegjësuar. Nga mosha e mitur deri tek moshat më të mëdha”, u shpreh Diana Haxhiaj, Specialiste për dhunën në familje.
Specialistja për dhunën në familje dhe mbrojtjen ndaj të miturve vlerëson rolin që po luajnë instancat përkatëse po për trajtimin e të dhunuarit.
“Duhet të marrin pjesë shumë institucione mbështetës të ligjit, jo vetëm policia e shtetit por dhe pushteti vendor, shëndetësia, arsimi. Një viktimë e cila trajtohet në polici për të marrë një urdhër mbrojtje karshi dhunuesit, jo vetëm pjesa ligjore por ky zinxhir bën të mundur që kjo viktimë e dhunës të marrë shërbimet bazike”, tha Diana Haxhiaj
Numri më I madh I rasteve të denoncuara në qarkun e Gjirokastrës ka të bëj me dhunën që ushtrohet nga burrat . Nga burimet e marra pranë Drejtorisë Vendore të policisë Gjirokastër për këtë periudhë kohore nuk ka asnjë rast denoncimi nga të miturve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




