Dhunohet me sende të forta drejtori i AKU-së, Shkodër

Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Shkodër është dhunuar mbrëmjen e sotme me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar, në lagjen “Fahri Ramadani” të qytetit.
Sipas policisë, shtetasi Ramir Haderi, me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pas sipas tij, ai është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.
Ndërkaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Deri tani nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me motivin e mundshëm të sulmit ndaj drejtorit të AKU-së.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen “Fahri Ramadani” është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




