Diego Simeone provokon Yamal, i tregon tri gishtat pas golit të Lookman

Ngacmime mes trajnerit të Atletico Madrid dhe yllit të katalanasve në ndeshjen e Kupës së Mbretit
Momente tensioni mes Diego Simeone dhe Lamine Yamal gjatë sfidës së parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Në momentin e golit të 3-0, të shënuar nga Lookman, trajneri i Atletico Madrid i tregoi tri gishtat sulmuesit të Barcelonës, duke provokuar reagimin e tij.

Gjesti i trajnerit argjentinas ka bërë xhiron e botës në rrjete sociale, si dhe është pasqyruar gjerësisht në mediat spanjolle, që janë ndarë mes provokimit të panevojshëm dhe agonizmit të thjeshtë.
Problemi është se për katalanasit nuk kishte përfunduar ende, duke parë që para vërshëllimës përfundimtare u shënuan edhe goli i katërt me auto Alvarez.
Trajneri Diego Simeone ka marrë vazhdimisht vëmendje me gjestet e tij gjatë ndeshjeve, duke u kapur edhe me futbollistët e ekipit kundërshtar, siç ka bërë pak kohë më parë me Vinicius të Real Madrid.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




