Digjnin kabllo dhe goma pranë lumit Mat, procedohen penalisht 2 shtetas

Aktualitet | 7 muaj më parë

Dy shtetas janë proceduar penalisht pasi u kapën duke ndotur mjedisin në afërsi të lumit Mat, në fshatin Pllanë.

Për ngjarjen u ndaluan E. M., 27 vjeç dhe R. D., 31 vjeç, të dy banues në Milot, pasi janë konstatuar në flagrancë duke djegur sasi të konsiderueshme kabllosh, telash elektrikë dhe gomash, duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe rrezik për mjedisin përreth.

Ndaj tyre nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”.

Gjithashtu, u sekuestruan dy furgonët me të cilët transportoheshin materialet, si dhe sasi të tjera të kabllove, telave dhe gomave të përdorura për djegie.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për vijimin e veprimeve të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme