Dinamo, Ilir Daja: E bukur edhe e vështirë të luash kundër Astanës

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja foli në konferencë shtypi për ndeshjen e kthimit me Astanën, e vlefshme për turin e parë kualifikues të Conference League. Kujtojmë që në ndeshjen e parë të luajtur në “Elbasan Arena” skuadra nga Azerbajxhani fitoi me rezultatin 1-0.
Mes të tjerash ai theksoi: “Është një ndeshje, që ashtu si e para, ka vështirësitë e veta. E shton më shumë vështirësinë avantazhi i fitores në ndeshjen e parë nga Astana”.
“Por kur është e vështirë, ndonjëherë është më e bukur, kur realizohet objektivi. Para dy vjetësh, në drejtimin e Ballkanit, kam ndjerë mikpritjen këtu në Kazakistan”.
“Astana nën drejtimin e stafit teknik dhe trajnerit aktual ka një manovër të konsoliduar. Mendoj se është e bukur edhe e vështirë njëkohësisht të luash kundër Astanës”.
Ndeshja me Astanën luhet të enjten në Kazakistan, në orën 17:00.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




