Diplomacia ekonomike, Spiropali takon ministren e Emirateve, në fokus Porti i Durrësit dhe linja energjetike me Italinë

Politikë | 11 muaj më parë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka njoftuar një hap të ri në forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryediplomatja shqiptare bëri me dije se ka zhvilluar një bisedë të rëndësishme me Ministren e Shtetit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të EBA, Reem Bint Ebrahim Al Hashimy. Në qendër të diskutimit kanë qenë projektet madhore infrastrukturore dhe teknologjike që pritet të transformojnë sektorë kyç të ekonomisë shqiptare.

Sipas ministres Spiropali, “këto diskutime janë dëshmi e qartë e partneritetit të shkëlqyer dhe besimit reciprok mes dy vendeve”.

Spiropali theksoi se biseda u fokusua në ecurinë e tre shtyllave kryesore të bashkëpunimit aktual:

Transformimi i Portit të Durrësit

Projekti i Linjës së Interkonjeksionit Energjetik, një urë lidhëse strategjike mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Implementimi i projektit “Smart City”, i cili synon rritjen e parametrave të sigurisë në hapësirat publike përmes teknologjisë së avancuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme