Dita Botërore e Televizionit, Keko: “Të gjithë që janë sot në treg, kanë qenë pjesë e RTSH-së”

21 nëntori është e shpallur Dita Botërore e Televizionit. I ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare”, regjisori, Ilir Keko konsideroi Radio Televizionin Shqiptar si një shkollë të madhe. Regjisori tha se njerëz të rëndësishëm të ekranit shqiptar, që janë pjesë e tregut, kanë qenë pjesë e Televizionit Publik.
“Mund të përmend emra shumë të rëndësishëm, hapa të mëdhenj të ekranit të vogël. Janë njerëz shumë të rëndësishëm për ekranin shqiptar. Duhet të jemi krenar që nga Radio televizioni Shqiptarë kanë dalë të gjithë moderatorët e sotëm të ekraneve. Të gjithë ata që janë në treg sot, janë pjesë e Televizionit Shqiptar. RTSH është një shkollë e madhe. Edhe punonjësit edhe drejtuesit e institucionit janë të prirur për të bërë më të mirën brenda këtij tregu mediatik. Besoj se televizioni nuk do ta humbasë emrin dhe do të vijojë të mbetët i rëndësishëm”, tha Keko.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




