Dita e Europës, Begaj: Simbol i paqes e lirisë. Shqipëria më afër se kurrë të shtojë vlerat e saj në familjen evropiane

Politikë | 6 muaj më parë

Presidenti Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës së Europës, duke vlerësuar projektin e Bashkimi Europian si simbol të paqes, demokracisë dhe solidaritetit.

“Sot ne festojmë Ditën e Europës dhe nderojmë të gjithë ata që ndërtuan dhe bënë realitet projektin e Bashkimit Europian, i cili ka në zemër paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë”, u shpreh Begaj.

Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria ndodhet më pranë se kurrë integrimit europian dhe është e gatshme të kontribuojë me energjinë dhe vlerat e saj në familjen europiane.

“Shqipëria është sot më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes europiane, e gatshme për t’i shtuar projektit evropian energjinë dhe vlerat e saj”, deklaroi Presidenti.

Dita e Europës festohet çdo vit më 9 maj dhe simbolizon paqen, unitetin dhe bashkëpunimin mes vendeve evropiane. Kjo ditë përkujton deklaratën historike të ministrit francez të Jashtëm, Robert Schuman, të mbajtur më 9 maj 1950, e cila hodhi themelet e krijimit të Bashkimi Europian.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme