Dita e Europës, Rama: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane

Politikë | 6 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 9 Majit, Ditës së Europës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

“Mirëmëngjes  dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Mesazhi i kreut të qeverisë vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit europian të vendit. Shqipëria ka avancuar në negociatat me Bashkimin Europian, duke hapur të gjithë grupkapitujt e negociatave, ndërsa vendi synon tashmë mbylljen e 10 kapitujve të parë të anëtarësimit.

Rama e cilësuar këtë periudhë si një nga etapat më të rëndësishme në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke theksuar se reformat dhe përmbushja e standardeve europiane mbeten prioritet kryesor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme