Dita e parë e Dumfries te Real Madrid: Një nder të jem këtu, klub i jashtëzakonshëm!

Dita e parë e “shkollës” për Denzel Dumfries me fanellën e Real Madrid. Pas pushimeve të Botërorit, mbrojtësi holandez ka zhvilluar stërvitjen e parë me “Los Blancos”, nën drejtimin e trajnerit José Mourinho.
“Ndihem shumë mirë. Pas pushimeve, jam i lumtur që filloj stërvitjen këtu. Është një nder të jem te Real Madrid. Strukturat janë të jashtëzakonshme, shumë të mëdha. Humba për një moment. Po më ndihmojnë të kuptoj ku ndodhen të gjitha gjërat. Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi”, – ka thënë fillimisht futbollisti holandez.
Pastaj, për shokët e rinj të skuadrës, Dumfries ka theksuar: “Më pritën shumë mirë. Disa janë ende me pushime për shkak të Botërorit. Ata që janë më kanë pritur shumë mirë, stafi teknik, trajneri. Kemi një skuadër të shkëlqyer dhe një trajner të shkëlqyer. Është fantastike të punoj dhe të mësoj prej tyre. Është argëtuese që do të mësoj spanjishten”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




