Dita e pavarësisë së SHBA, Balla: Gjithnjë mbështetës ndaj Shqipërisë dhe shtetit ligjor

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka uruar SHBA për festën e pavarësisë. Balla shkruan në rrjetin social Facebook se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik. Ai thekson se SHBA janë mbështetës ndaj vendit tonë dhe forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

GËZUAR DITËN E PAVARËSISË SHBA!

Për ne shqiptarët pas 1 shekulli marrëdhëniesh diplomatike, SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Për ne marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme.

Ndërsa kemi mundësinë të bëjmë bilancin e një shekulli, mund ta themi se pavarësisht nga cila prej dy partive vjen Presidenti i SHBA, ne jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen SHBA ndaj Shqipërisë dhe cështjeve shqiptare. SHBA mbështesin forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri dhe ne i jemi mirënjohjes.

Një falenderim të merituar për të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri për punën e shkëlqyer si përfaqësues direktë të Presidentit të SHBA.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme