Dita e Verës në Gjirokastër, aktivitete të shumta në parkun e Viroit

Aktualitet | 8 muaj më parë

Gjirokastra ka festuar Ditën e Verës me aktivitete të shumta në Parkun e Viroit. Qytetarë të shumtë, të vegjël dhe të rritur, u mblodhën për të shijuar atmosferën festive, ku nuk munguan muzika, lojërat dhe argëtimi për të gjithë.

Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi, thekson rëndësinë e aktiviteteve të tilla për qytetin dhe përfshirjen e komunitetit në to, ndërsa ka përcjellë urimet e tij.

“Si çdo 14 mars ne mblidhemi në Parkun e Viroit për të festuar por dhe për të pritur Ditën e Verës dhe për të uruar gjithë banorët e Gjirokastrës për më shumë mirësi dhe shëndet”

Dita e Verës në Gjirokastër solli gëzim dhe energji pozitive, duke u kthyer në një traditë të dashur për banorët dhe vizitorët.

Festimet vijuan gjatë gjithë ditës me aktivitete të ndryshme.

Gazetare:Enkeleda Domeri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme