Dita kombëtare e trashëgimisë kulturore, artizanet kuksiane po mbajnë gjallë traditën

Sot përkujtohet Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore ku gjate gjithë javës nuk kanë munguar aktivitetet e ndryshme kulturore, që në bazë të saj ka përcjelljen e vlerave kombëtare. Në Kukës vëmendjen më të madhe sa i përket Trashëgimisë Kulturore e marrin gratë artizane të cilat përmes punimeve të tyre jo vetëm po mbajnë gjallë traditën kryesisht lumjane por dhe po mundohen ta përcjellin tek brezat e rinj.
29 shtatori është dita përkujtimore e trashëgiminë kombëtare shqiptare, pjesë e trashëgimisë evropiane, kur të gjitha vlerat e saj materiale e shpirtërore synohen të ruhen me fanatizëm për t’ua përcjellë brezave si dëshmi e identitetit kulturor dhe evropian.
Gazetare Shkurte Elezaj
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




