Dita Ndërkombëtare e Pastrimit dhe Bregdetit – Në Vlorë, aksioni u përqendrua në disa zona

Në ditën ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit, ka pasur një organizim masiv për të pastruar plazhet e vendit, një nismë e Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, me pjesëmarrjen e bashkive bregdetare, shkollave, qytetarëve e grupeve vullnetare.
Thirrjes së bashkisë Vlorës , punonjës të institucioneve dhe biznesit i janë bashkuar aksionit në disa zona bregdetare si Orikum, Radhim, plazh I ri, plazh I vjetër e Zvërnec. Për kryebashkiakun Ermal Dredha dita e sotme shërben si thirrje për të gjithë për tu kujdesur për ambientin.
Ndërmarrja e shërbimeve publike në Vlorë, është në krye të koordinimit të punës edhe me institucionet publike për mbajtjen pastër të qytetit që pret turistë të shumtë në çdo stinë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




