Dita ndërkombëtare e Vllehëve – Aktivitet për historinë dhe kulturën, në fshatin “Andon Poçi”

Në Gjirokastër është festuar sot dita ndërkombëtare e vllehëve . Banorë të këtij komuniteti kanë organizuar në këtë ditë një aktivitet në fshatin Andon Poçi të njësisë administrative Odrie në bashkinë Gjirokastër për të përkujtuar këtë datë të rëndësishme e cila u shpall me vendim të Lidhjes së Vllehëve dhe shoqatave të tjera qytetare vllahe në 1991.
“Për nder të kësaj ne jemi mbledhur sot në fshatin Andon Poçi për të përkujtuar dhe për të ndarë kujtime”, tha Flamur Marko, banor i komunitetit vllahe.
Banorët e komunitetit vllahë thonë se kjo ditë i bashkon ata me njëri tjetrin për të mbajtur gjallë traditat zakonet dhe historinë e tyre.
Më 23 maj të vitit 1905, me një dokument të veçantë populli Vllah u njoh si një popull i veçantë me të drejtën për të adhuruar në gjuhën vllahe, të drejtën e arsimit në gjuhën e tyre amtare në shkollat e tyre etj.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




