“Ditë e bekuar, natë e ndritshme”, kryeministri Rama uron besimtarët për Kurban Bajram, publikon pamje nga spektakli i fishekzjarreve pranë Namazgjasë

Aktualitet | 5 muaj më parë

Mbrëmja e së martës u shndërrua në një spektakël ngjyrash dhe emocionesh në qiellin e Tiranës, në prag të festës së Kurban Bajramit. Atmosfera festive u përqendrua pranë Xhamisë së Namazgjasë, teksa fishekzjarret ndriçuan kryeqytetin në natën e festës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga atmosfera pranë Xhamisë së Namazgjasë, duke përcjellë edhe urimin e tij për festën e Kurban Bajramit.

“Ditë e bekuar, natë e ndritshme. Gëzuar Kurban Bajramin”, shkroi Rama në postimin e tij.

Besimtarët myslimanë në Shqipëri kremtojnë Kurban Bajramin me lutje, solidaritet dhe aktivitete festive, në një atmosferë paqeje dhe harmonie.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme