Djegia e banesës së familjes Stërmasi – Hetimet përqendrohen tek shkëndija elektrike, banorët dolën në kohë
Një banesë në zonën e “Pazarit të Ri” në Tiranë, që u përfshi nga flakët pasditen e së enjtes, është shkrumbuar e tëra. Objekti, i cili përdorej për shërbime dhe strehim social, ishte pronë e Nezihat Stërmasit, bashkëshortja e ndjerë e Selman Stërmasit.
Zjarrfikësit luftuan me flakët për me shumë se një orë me tri automjete, duke shpëtuar banesat përreth.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur të lënduar nga flakët, ndërsa mësohet se në momentin e zjarrit në banesë ishin disa të moshuar, që mundën të dilnin nga ambientet para se të pësonin dëmtime.
Forcat zjarrfikëse vijojnë të qëndrojnë në terren për të monitoruar nëse ka ndonjë vatër zjarri që mund të aktivizohet.
Shkak për zjarrin dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




