Djegia e qëllimshme e dy automjeteve në Shkodër, zbardhet ngjarja, arrestohet autori

Aktualitet | 11 muaj më parë

Zbardhet djegia e qëllimshme e dy automjeteve në lagjen “Iliria” në 9 dhjetor. Një 19-vjeçar është arrestuar nga blutë e Shkodrës, si autor i dyshuar i ngjarjes, ndërsa një 16-vjeçar është proceduar penalisht si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.

Pas kontrollit në banesën e autorit, Policia ka gjetur  dhe sekuestruar një armë zjarri mitraloz i lehtë, municion luftarak, një sasi lënde narkotike kanabis dhe veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit.

Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Traces”

Zbardhet djegia e qëllimshme e dy automjeteve në lagjen “Iliria”.

Identifikohet dhe vihet në pranga një 19-vjeçar, si autor i dyshuar, si dhe filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.

Gjenden në banesën e 19-vjeçarit dhe sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri mitraloz i lehtë, municion luftarak, një sasi lënde narkotike kanabis dhe veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit.

Si rezultat i veprimeve të thelluara për zbardhjen e djegies së qëllimshme të dy automjeteve në pronësi të shtetasve Z. K. dhe A. D., ndodhur mëngjesin e datës 09.12.2025, në lagjen “Iliria”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në provat e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore intensive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Traces”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. M., 19 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autor i djegies së dy automjeteve. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. M., gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri mitraloz, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme