Do diskutohej për objektin e komisioneve hetimore, shtyhet Konferenca e Kryetarëve

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, që ishte caktuar të zhvillohej këtë të mërkurë (13 mars) në orën 13:30 është shtyrë. Në mbledhjen e sotme do të diskutohej për objektin e komisioneve hetimore të dakordësuara mes PS-së dhe Rithemelimit ditën e djeshme, ndërsa nuk dihen ende arsyet e shtyrjes.
“Te nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve, Ju njoftojmë se: Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e njoftuar për sot shtyhet për një ditë tjetër. Konsultimet vijojnë”, thuhet në njoftim.
Mazhoranca dhe grupi i Rithemelimit gjetën dakordësinë parimisht të martën (12 mars) lidhur me kthimin në normalitet të jetës parlamentare dhe ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, ajo për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS si dhe komisioni hetimor për koncesionet e dhëna në Shëndetësi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




