“Do e takoj Bleonën patjetër,” qan nëna e Bleona Matës, përloten sociologia dhe avokatja

Bukurie Mata, e ëma e Bleona Matës që rezulton e humbur prej 16 vitesh ka deklaruar për emisionin “Në Kohë reale” se ajo ka një parandjenjë që një ditë do ta takojë vajzën e saj.
“Unë e kam një parandjenjë që një ditë do ta takoj atë vajzë dhe unë nuk do të vdes pa e përqafuar Bleonën sepse 16 vite jam e vdekur për së gjalli por ama jam një nënë që nuk do të bëj mbrapsht kurrë”, u shpreh Bukurie Mata.
Ajo falënderoi gratë dhe nënat shqiptare që kanë shprehur mbështetje dhe kanë ndarë dhimbjen me të përgjatë 16 viteve për humbjen e Bleona Matës.
“I falënderoj edhe ato zonja që ndajnë dhimbjen me mua dhe gjithë nënat shqiptare që 16 vite më kanë mbështetur dhe ndajnë dhimbjen me mua. Do t’i vijë momenti që do ta përqafoj atë fëmijë dhe do të çmallem një herë e mirë me të sepse vetë po vdes nga mërzitja”, deklaroi e ëma e Bleona Matës, duke bërë që të përloten në studio sociologia dhe avokatja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




