“Do rritet lindshmëria”-Sociologu Tushi vlerëson nismën për fleksibilitet me oraret e administratës

Sociale | 2 vite më parë

Java e administratës publike e zhvilluar përgjatë u shoqërua me një seri eventesh dedikuar shërbimit publik, për të sjellë më pranë qytetarëve punën e zyrtarëve dhe planin për modernizimin e mëtejshëm të shërbimit publik që i prin proceseve transformuese në vend.

Vënie e theksit tek fleksibiliteti i orarit të punës, si një plan motivimi duhet të konsiderohet si dicka normale, sipas kryeministrit. Për sociologun Gezim Tushi kjo gjë ndikon në rritjen e lindshmërisë dhe të numrit të martesave.

Qëndrimi më gjatë pranë e bën një familje më të shëndoshë. Një indicator po aq i rëndësishëm është edhe ritja e pagës. Në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave për punonjësit e administratës civile ku synimi i qeverisë është arritja e objektivit që paga mesatare në sektorin publik shqiptar të jetë 900 euro.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme