Do të shkojmë në zgjedhje me lista të hapura. Soko: Do ta djegim listën e mbyllur

Politikë | 2 vite më parë

Përfaqësuesi i nismës “Thurje”, Pano Soko në emisionin “3D” nga Alban Dudushi shprehu bindjen se në zgjedhje do të shkojnë me lista të hapura. Ai u shpreh se do të djegin listën e mbyllur.

“Ne do të shkojmë me lista të hapura. Do ta gjejmë një mundësi. Mekanizmat për të shkuar më lista të hapura në zgjedhje ekziston. Këtë do ta shikoni në momentin që do ta aplikojmë pasi janë disa rrugë. Ideja është që do të djegim listën e mbyllur. Ka disa mekanizma për të shkuar tek kjo. Listat e hapura me këto që ka sjellë ligji janë iluzive sepse me paraqitjen që ka sot zgjidhet me listë të mbyllur. Sa më shumë parti të futen në parlament aq më poshtë bie numri i partive, i deputetëve që do marrin pjesë në një parti dhe aq më shumë rriten shancet që numri deputetëve të jenë brenda listës së mbyllur”, tha Sako.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme