Dodik vizitë në Budapest, Orban: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi jetike për BE-në

Botë | 2 vite më parë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, bisedoi me presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, gjatë një takimi në Budapest. “Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për BE-në. Në vend të leksioneve dhe sanksioneve, ne besojmë në dialog dhe bashkëpunim.

Takimi im sot me presidentin Millorad Dodik i shërbeu këtij qëllimi”, shkroi Orban në një postim në rretjin social X. Orbani është një nga aleatët kryesorë të presidentit prorus të entitetit serb të Bosnjës dhe një nga liderët e paktë të BE-së që janë të gatshëm të takohen me të. Ata biseduan të paktën tri herë në vitin 2023.

Në fillim të këtij viti, Dodiku ia dha Viktor Orbanit çmimin “Urdhri i Republikës Sërpska” në një ceremoni në Banja Llukë. Të gjithë presidentët e mëparshëm të Serbisë, si dhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe dhe pesë personat e dënuar për krime lufte para Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, përfshirë ish-udhëheqësin serb të Bosnjës Radovan Karaxhiq dhe ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq, janë shpërblyer me këtë çmim.

Dodik, një nacionalit i cili ia dha çmimin e njëjtë edhe presidentit rus Vladimir Putin vitin e kaluar, është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për shkak të përpjekjeve të tij për ta minuar marrëveshjen për paqe Dejton, e cila i dha fund luftës së Bosnjës në vitet ’90.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme