Dorëheqje në disa bashki të vendit, në Elbasan, Korçë,  Kolonjë dhe Devoll ikin administratorë dhe drejtorë

Aktualitet | 1 vit më parë

Vetëm pak ditë pasi kryeministri i vendit Edi Rama bëri thirrje për shkarkimet në administratë, në juglindje të vendit kanë nisur dorëheqjet.

Burime zyrtare për RTSH Korça bëjnë me dije se, në bashkitë Korçë e Kolonjë kanë nisur të dorëzohen dorëheqjet. Bëhet fjalë për 7 administratorët në bashkinë Korçë dhe 3 në atë të Kolonjës. Deri në këto momente në tre bashkitë e tjera të qarkut administratorët ende nuk kanë dorëzuar dorëheqjen tek kryetarët e bashkive. 

Sipas të njëjtave burime pritet të dorëzohen përpara kryebashkiakëve edhe dorëheqjet e administratorëve në bashkitë Maliq, Devoll e Pogradec, pasi janë në proces vlerësimi për të zbatuar kuadrin ligjor. Përsa i përket  zëvendëskryetarëve, deri më tani nuk ka asnjë largim. Së shpejti pritet dhe ardhja e kryeministrit Rama në këtë qark.

Edhe Bashkia Elbasan ka nisur shkarkimet e Drejtorëve dhe të Kryetarëve të Njësive Administrative. Mësohet se 18 kryetarë të njësive administrative të kësaj bashkie këtë të hënë i kanë paraqitur dorëheqjen kryetarit. Të parët që kanë paraqitur dorëheqjet janë ato të Agjencisë së Shërbimeve publike, drejtuesi i mirëmbajtjes dhe pastrimit urban, drejtuesi Iimirëmbajtjes së infrastrukturës dhe ai i mjedisit.  Bashkia Elbasan nuk ka patur asnjë reagim zyrtar për këto zhvillime të fundit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme