Dortmundi pa gola, fitojnë Wolfsburg dhe Eintracht

Java e dytë e Bundesligës dhe gjysmë hapi i gabuar për Borussia Dortmundin. Verdhezinjtë u munduan më shumë nga ç’pritej ndaj Ëerder Bremenit dhe iu desh të kënaqeshin me një 0-0, pasi mbetën edhe me dhjetë lojtarë për shkak të përjashtimit të Schlotterbeck.
Wolfsburg fitoi ndaj Kiel (2-0) dhe Eintracht Frankfurt ndaj Hoffenheim (3-1), si dhe Borussia Monchengladbach, që mundi Bochum 2-0. Nndërkohë, Stuttgart dhe Mainz barazuan 3-3.
Vjen humbja e parë e bujshme për Bayer Leverkusen në ditën e dytë të Bundesligës. Skuadra e Xabi Alonso bie në duart e Leipzig, që ishte e aftë për të përmbysur një disavantazh të dyfishtë fillestar. Frimpong (39′) dhe Grimaldo (45′) kaluan Aspirinat përpara, por Kampl (47′) dhe një dygolësh nga Openda (57′ dhe 80′) i dhanë fund ecurisë së tyre të pamposhtur në kampionat.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




