Douè-Dembèlé, PSG mposht Bayernin dhe shkon në gjysmëfinale

Paris Saint-Germain kalon në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube pasi mposhti Bayern 2-0 në çerekfinalen e luajtur në Atlanta. Në një ndeshje plot me mundësi për shënim dhe me Neuer dhe Donnarumma si protagonistë. Goditja fituese për kampionët në fuqi të Evropës erdhi në minutën e 78-të me një gjuajtje të saktë me të majtën nga Desiré Doué. Ndërkohë, Dembélé dyfishoi epërsinë në kohën shtesë.
Dy gola u anuluan për Bayern, një për Upamecano në pjesën e parë dhe një për Kane nga fundi. Vlen të përmendet dëmtimi i rëndë i Musiala pak para përfundimit të pjesës së parë pas një përplasjeje me Donnarumma dhe përjashtimi i Pacho dy minuta pas epërsisë me mbrojtësin e PSG, i cili do të humbasë gjysmëfinalen kundër fituesit të Real Madrid-Borussia Dortmund. Lucas Hernandez u përjashtua gjithashtu në kohën shtesë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




