Drejt përfundimit projekti për fshatin Gjinar

Në fshatin Gjinar të Elbasanit është drejt përfundimit projekti për rikonstruksionin e plotë të qëndrës.
Emanuel Hida Administratori Njësisë Administrative Gjinar thotë se bëhet fjalë për një investim prej rreth 97 milionë lekësh.
Punimet parashikojnë asfaltimin dhe rindërtimin e qëndrës, ndërtimin e fushës së sportit dhe ngritjen e muzeut të zonës.
Të gjitha këto thotë Hida do të rrisin interesin e vizitorëve të apasionuar pas trashëgimisë së pasur kulturore të zonës.
Vitet e fundit investimet në Gjinar kanë qenë të shumta, duke rritur ndjeshëm edhe cilësinë e jetës dhe shërbimeve tek banorët.
Administratori Hida thotë se me prioritet po shihet edhe investimi në rrjetin e ujësjellësit të Gjinarit.
Bashkia e Elbasanit në një kohë rekord arriti të realizojë procedurat e nevojshme, kryesisht ato të shpronësimeve duke bërë të mundur që nisja e projekteve të finalizohet për të mirën e banorëve të njësisë administrative Gjinar.
Investimet pritet të rrisë cilësinë e shërbimeve tek banorët, duke e kthyer Gjinarin në një ndër pikat më të rëndësishme për turizmin në qark.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




