Drejtuesja e zyrës së OSBE: Në mbështetje të Shqipërisë për zbatimin e reformës në drejtësi

Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë në kuadër të 111 vjetorit të Ditës së Drejtësisë, drejtuesja e zyrës së OSBE, Klaris Pastori (Clarisse Pasztory) ka përshëndetur punën e bërë për reformën në drejtësi.
Por ndërsa Shqipëria ka hyrë në rrugën e saj të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, Pastori përsëriti edhe njëherë mbështetjen e OSBE për të zbatuar plotësisht reformën e drejtësisë.
“Mbani përgjegjësi të madhe dhe vetëm mund të përpiqemi t’iu ndihmojmë ta mbani me krenari këtë përgjegjësi.
Ndërsa Shqipëria ka hyrë në rrugën e saj të anëtarësimit të plotë, ne do shtojmë përpjekjet për të mbështetur vlerat e demokracisë dhe të drejtat e njeriut, për të zbatuar plotësisht reformën e drejtësisë dhe për të forcuar aftësinë përshtatëse në sistemin e drejtësisë, që i shërben një Shqipërie të begatë, me institucione funksionale dhe demokratike dhe mbi të gjitha institucione të drejtësisë”, u shpreh ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




