Drita dhe Shkëndija, humbje në provën e parë

Drita dhe Shkëndija kanë pësuar humbje në ndeshjen e parë të play off të Conference League, respektivisht 2-3 me NK Celje dhe 0-1 me Samsunspor.
Skuadra kampione e Kosovës u godit nga një gol në minutat shtesë. Celje fillimisht arriti një avantazh prej dy golash me Kucys 19’ dhe Avdyli 41’, por Krasniqi 59’ dhe Balaj 75’ vendosën barazpeshën. Në fund ishte Poplatnik 94’ që firmosi fitoren e Celje.
Në ndeshjen e luajtur në Shkup, skuadra tetovarë i mbijetoi një penalltie të skuadrës turke, të cilën e humbi sulmuesi Cherif Ndiaye, ndërsa goli që vendosi fatin e sfidës u shënua nga Marius, në minutën e 77-të.
Ndeshjet e kthimit do luhen pas një jave.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




