Dronë, radarë dhe teknologji inteligjente, Lamallari publikon pamjet: Po monitorojmë rrugët në kohë reale

Aktualitet | 2 muaj më parë

Ministri për Punët e Brendshme, Besfort Lamallari, ka deklaruar se Policia e Shtetit po përdor teknologji moderne për monitorimin e akseve rrugore dhe evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit. Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Lamallari tha se dronë, radarë, mjete inteligjente dhe teknologji moderne po përdoren për të monitoruar në kohë reale situatën në rrugë, me synim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

“Me dronë, radarë, mjete inteligjente dhe teknologji moderne, Policia e Shtetit po monitoron në kohë reale akset rrugore për të evidentuar shkeljet dhe për të parandaluar aksidentet”, deklaroi ministri.

Lamallari theksoi se respektimi i rregullave të qarkullimit është një detyrim për të gjithë përdoruesit e rrugës.

“Rregullat e qarkullimit nuk janë më zgjedhje, por detyrim për t’u respektuar nga të gjithë. Kështu mbrojmë veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës”, u shpreh ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme